Përplasen forcat ruso-amerikane, rriten tensionet në Siri (VIDEO)

Një përplasje mes automjeteve ushtarake ruse dhe amerikane në shkretëtirën siriane, ka rritur tensionet mes dy palëve, të cilët nuk i kanë kursyer akuzat për njëri-tjetrin. 

Përplasja është bërë publike me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet ushtarak rus teksa përplaset me një makinë të blinduar amerikane. 

Rusia ka fajësuar SHBA për pengim të patrullës ruse, pasi sipas tyre ata kishin pasur njoftim paraprak për  patrullimin në zonë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë tha që një automjet rus goditi një automjet ushtarak amerikan, duke shkaktuar lëndime të lehta për ekuipazhin e automjetit.

SHBA ka rreth 500 trupa në zonë - shumë më pak se më parë  dhe  ndihmon aleancën e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët. Zëdhënësi i NSC, John Ullyot, dënoi ushtrinë ruse për përplasjen, duke i quajtur veprimet e rusëve si të pasigurta dhe jo profesionale.

Rusia, që prej fillimit të kon fliktit në Siri, ka mbëshrtetur me armatime dhe foca ushtarake Presidentin sirian Bashar al-Asad që luftojnë me grupe të ndryshme rebele, përfshirë ISIS.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet