Përplasën makinën e zv/drejtorit të policisë, zbutet akuzat për të fortët e Elbasanit

Përplasën makinën e zv/drejtorit të policisë, zbutet akuzat për të fortët e Elbasanit

Momenti i përplasjes së makinës së zv/drejtorit të policisë së Elbasanit

Prokuroria e Krimeve të Rënda transferon dosjen kundër Suel Çelës, Enea Bekteshit dhe Klemend Xhaferit në prokurorinë e Elbasanit. Vendimi për transferimin e dosjes është marrë nga prokurori Behar Dibra në 26 shtator 2018.

Tre personat e proceduar janë Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferi, të cilët akuzohen për goditjen e nën/drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi. Çështja kundër tyre do hetohet dhe gjykohet në Elbasan, për “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Me transferimin e dosjes, rrëzohet akuza e “Vrasjes së policëve mbetur në tentative”. Dy nga tre personat e proceduar mendohet se janë në masën e “arrestit në burg”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, përballë tregur agro-ushqimor në 18 shtator të vitit të kaluar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?