Një punonjës i bashkisë së Kukësit është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi përplasën me makinë punonjësin e Policisë Rrugore teksa ishte në krye të detyrës.

Aksidenti fatmirësisht pa pasoja për jetën u regjistrua në në vendin e quajtur “6-katëshi”.

Sipas njoftimit të policisë 23-vjeçari me detyrë administrator në lagjen “Gostil” gjithashtu kërcënoi me fjalë efektivin.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës, punonjës i bashkisë Kukës, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”, dhe shpallën në kërkim shtetasin J. C., 23 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “6-katëshi”, shtetasi J. C. ka përplasur me automjet, punonjësin e Policisë Rrugore në shërbim, shtetasin E. M., dhe është larguar, ndërsa shtetasi V. C. e ka kanosur me fjalë punonësit e Policisë. Punonjësi i Policisë mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.