Përgjaken rrugët/ Dy aksidente me makinë, vdesin 18-vjeçari dhe 26-vjeçarja

Dy aksidente rruogre kanë rezultuar fatale ditën e sotme, pasi si pasojë kanë ndërruar jetë një 18 vjeçar dhe një 26 vjeçare.

Aksidenti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fier-Lushnje, aty ku mjeti në të cilin ndodhej 18 vjeçari pasagjer është përplasur me një tjetër mjet.

Ndërsa, ai i dyti ka ndodhur në mesditë, në autostradën Fushë-Krujë-Milot, aty ku një 26 vjeçare është përplasur pas një trajleri dhe pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë.

Aksidenti në aksin rrugor Fier-Lushnje:

Një aksident në aksin rrugor Fier-Lushnje në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Shoferit', i ka marrë jetën 18-vjeçarit Klodian Sharka i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin tip 'Benz'. Mjeti drejtohej nga kushëriri i tij, 22-vjeçari Mariglent Sharka. Mësohet se ai është përplasur me një tjetër mjet tip 'Benz' i cili drejtohej nga një tjetër kushëri i viktimës, Bajram Sharka 31-vjeç.

Ndërsa në aksident është përfshirë edhe një mjet tip 'Jaguar' me drejtues një 33-vjeçar nga Kopliku.

Vendi ku ndodhi askidenti dhe një nga makinat e përmbysura

Të plagosur kanë mbetur edhe dy drejtuesit e këtyre dy mjeteve të cilët janë dërguar në Spitalin e Lushnjes ku po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Makinat e përfshira në aksident

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja