Një tjetër aksident ka ndodhur në kryeqytet, ku janë përfshirë mjetet e transportit publik.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, autobusi i Unazës për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi njerzore, pasi doli nga rruga dhe përfundoi në lumin e Lanës. Fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm të lënduar.
Urgjent mbajeni aty per instalacionin e radhes.. Urime urime urime
Përgjigju