Një aksident me pasojë vdekjen e një 83-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.
Viktima, Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër, u përfshi në përplasjen me një automjet që drejtohej nga njw 67 vjeçar francez.
Si pasojë e aksidentit, i moshuari u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve.
Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit, shtetasi francez, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit.












Komente
Komento