Prrenjas, fëmija përplaset nga makina, në gjendje të rëndë në spital

Prrenjas, fëmija përplaset nga makina, në gjendje të rëndë në spital

Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën e fshatit "Kotodesh', Përrenjas, ku F.K., 26 vjeç, banues në fshatin "Katjel" Prrenjas, duke drejtuar automjetin tip "Ford" me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën, A. S. 4 vjeç.

Fëmija është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ndodhet  në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën kur ka kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Ura për Shqipërinë 2030', disa nga projektet në Tiranë për shfrytëzimin e aseteve publike dhe infrastrukturën e re për administratën dhe sipërmarrjen

'Ura për Shqipërinë 2030', disa nga projektet në Tiranë për shfrytëzimin e aseteve publike dhe infrastrukturën e re për administratën dhe sipërmarrjen