TIRANE-Përplaset për vdekje shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika. Ai u përplas nga një makinë në mesnatë pranë Kryeministrisë. Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë Kryeministrisë dhe po largohej. Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është goditur nga një makinë për vdekje.

Homazhet për shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika

Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës që përplasi për vdekje Nikën. Ai është Albert Memia 31 vjeç, banues në Tropojë. Sipas policisë, rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II” duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, Memia aksidentoi me pasojë vdekjen në vend 50 vjeçarin.



Makina që aksidentoi shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika

Dyshohet se i riu nga Tropoja ka qenë me shpejtësi të lartë, në momentin kur ka përplasur Shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës. Policia thotë se Albert Memia akuzohet për “Shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës ka gjetur menjëherë vdekjen pasi është goditur nga makina. Kur ka mbërritur ambulanca ai kishte ndërruar jetë, ndërkohë që skena është parë edhe nga disa prej gardistëve që qëndronin pas Kryeministrisë. Martin Nika ka qenë më parë shef i shoqërimit të delegacioneve. Ai shoqëruar personalitete si Bush, Papa dhe zonjës Clinton gjatë vizitave në Shqipëri.

Viktima Martin Nika

Jetëshkrimi i Martin Nikës
Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika, që ndërroi jetën pas një aksidenti në mesnatë është një emër i njohur dhe me një karrierë të gjatë. Nika lindi në Shkodër në 1968, ndërsa në 1990 mori titullin nënoficer, u pranua në Gardën e Republikës. Në 2012 është emëruar snajperist. Në 2006 emërohet komandat grupi në Njësinë Speciale, ndërsa në 2009 te Ndërhyrja e Shpejtë. Në 2007 ai mbaroi në Egjipt kursin për sigurimin e VIP-ave, në 2010 mbaroi kursin për oficer të shtabit.

Jeteshkrimi i Martin Nikes