TIRANE- Në kohën kur PD-ja po kërkon kandidaturën në radhët e saj për bashkinë e Durrësit, propozimi i republikanëve për Agron Dukën qëndron ende në fuqi. I pyetur rreth këtyre zhvillimeve të fundit brenda strukturave të demokratëve në Durrës, vetë deputeti republikan, Agron Duka bën me dije për gazetën “Shqiptarja.com”, se Partia Republikane e mbështet kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale, ndërsa deklaron se nuk do tërhiqet nga kjo garë pavarësisht nëse PD-ja partia më e madhe në opozitë e mbështet atë apo jo.

Ai lë të nëkuptohet se e djathta s’mund të gjej një kandidat më potencial se ai për të garuar ndaj koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.