MEMALIAJ- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës gjatë ditës së sotme, ku është përplasur për vdekje një 23-vjeçar. I riu po udhëtonte në këmbë ndërsa është përplasur nga 65-vjeçari me iniciale K.M. në afërsi të fshatit Toç.

Viktima është identifikuar me iniciale E. C. dhe banues në fshatin Anëvjos të Memaliajt. Autori banues në Gjirokastër është shoqëruar për në ambientet e policisë së Gjirokastrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pamjet e rënda që mbërritën në redaksinë e Report Tv tregojnë makinën e kthyer përmbys dhe me xhama të thyer e pjesën e parë të goditur.

Pamje nga aksidenti