Një 58-vjeçar me inicialet N. G banues në Korçë është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar me automjet një 55-vjeçar Xh. B banues në Neviçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Nga kontrollet e ushtruara ndaj drejtuesit të automjetit tip 'Opel' rezultoi se ai po e drejtonte atë në gjendje të dehur.
Sakaq në Pogradec është arrestuar një tjetër drejtues automjeti i cili ishte po ngiste 'Benz-in' në gjendje të dehur. I arrestuari është I. K, banues në Tiranë dhe i moshës 48 vjeç.