ELBASAN- Një 60-vjeçar me iniciale N.D., teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij ka përplasur kalimtaren 57-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
57-vjeçarja me iniciale M.R., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur të kapë në flagrancë të moshuarin për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.