VLORË- Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi përplasi me mjetin e tij dy të mitur 15 me 17 vjeç.
Drejtuesi i mjetit në pasi ka përplasur dy të miturit, është larguar nga vendi i ngjarjes.
'Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.'- thuhet në njoftimin e policisë.