Një 20-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi aksidentoi një të mitur teksa kalonte në rrugën "Teki Selenica".
Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, në rrugën "Teki Selenica" në Tirane, ku e reja teksa po drejtonte automjetin, ka aksidentuar një të mitur 14 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Për pasojë është vënë në pranga M. S., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
Po ashtu, njoftohet se një 35-vjeçar me iniciale R.D është vënë në pranga, pasi i ka vjedhur aparatin celular një qytetari.
Ndërsa në prangat e Policisë së Krujës ka rënë A. D., 27 vjeç, banues në Has, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po të njëjtat struktura ndaluan 43-vjeçarin me iniciale E. L., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale "Dhuna në familje".
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente









