KUÇOVË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Mësohet se 72-vjeçarja Leme Mara ka humbu e jetën si pasojë e përplasjes nga një motor.
Nga ana tjetër ka mbetur e plagosur edhe 74-vjeçarja File Ahmeti, e cila është në gjendje të rëndë. Ahmeti është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në rrugën e varrezave. Policia njofton se autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.