55-vjeçarja që aksidentoi në trotuar një të mitur 6-vjeçar dhe nënën e tij, është arrestuar.
Nënë e bir po prisnin në afërsi të një fast food-i në fillim të rrugës “Don Bosko”, kur “Opel Corsa” u ngjit mbi trotuar dhe i përplasi. Me arrestimin e gruas pritet dhe ekspertiza, e cila do të saktësojë momentin që ka përplasur nënë e bir.
Burime nga Policia Rrugore thanë se drejtuesja e “Opel Corsa” kishte rreth dy-tre vite që i jepte makinës. Report TV ka siguruar videon e momenteve të përplasjes, por për shkak të pamjeve shumë të rënda, ka vendosur të mos e publikoj. Ndërkohë, në Spitalin e Traumës, gjendja shëndetësore e 6-vjeçarit është e rëndë, i cili është në terapi intensive.
I mituri ka politraumë, çfarë do të thotë se ka të dëmtuar organet e brendshme të trupit. Shumë qytetarë shkuan në spital për dhurimin e gjakut, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së familjarëve. E plagosur në spital është edhe e nëna e 6-vjeçarit, me gjendje të stabilizuar, por me dy këmbë të thyera. Lajmi i aksidentit i shokoi familjarët. Gjyshi i 6-vjeçarit tregon për Report TV telefonatën kur e njoftuan për nipin dhe nusen
“Si e mora lajmin? Jam tmerruar, ma dhanë më telefon njerëzit në rrugë. Shumë sëmurë është. Nuk e kam parë djalin, është në reanimacion, të tregoj doktori se si është gjendja. Akoma nuk kemi folur me mjekët, po presim të na flasin për gjendjen.” – shprehet gjyshi i 6-vjeçarit për Report TV.
Aksidentet me pasoja fatale brenda Tiranës janë kthyer në një problem shqetësues për autoritetet dhe qytetarët. Vitet e fundit janë regjistruar disa përplasje me viktima të cilët lëviznin në trotuarë apo në viza të bardha.
tirane.jpg" style="height:408px; width:780px" />
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
Nuk ka mundesi te behet ky aksident nese i ke syte perpara dhe te dy duart tek timoni. Drejtuesja e automjetit 100 % ka qene duke pa FB apo duke bo Selfie per ta hedh ne instagram. 20 vite burg i ka pak qe te zene mend te tjeret. Te vendoset ligji kush kapet duke folur ne telefon gjate drejtimit te automjetit 5 vjet heqje patente, duhen mare keto masa se shumica e aksidenteve behen ngaqe perdoret telefoni si dhe keto masa duhen mare qe te ulet qarkullimi i makinave se kemi nje trafik te renduar.
PërgjigjuPer mua eshte vrasje e paster, jo aksident. Nena me djalin e saj ishte krejt normal,ne trotuar
PërgjigjuShqiperi hesapi, ve bast qe ajo zonja nuk do kete patur patent fare dhe ka qen duke shkruajtur sms kur ka bere akdidentin. Burgu vetem ai i rregullon gjerat aty.
Cfar ekspertize duhet kur makina aksidenton femijet ne trotuar nga shofere te pa afte qe nuk dine te respektojn rregullat e qarkullimit
Përgjigju