VLORË-Policia ka arrestuar të riun që aksidentoi pasditen e djeshme me makinë një grua që po kalonte rrugën me fëmijën në krah. I arrestuari është L. H. 22 vjeç, banues në Vlorë.
Teksa po drejtonte automjetin "Mazda" ai aksidentoi A.B. 34-vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Fëmija shpëtoi për mrekulli nga aksidenti. Report Tv solli pamjet e aksidentit pasditen e djeshme teksa njëri prej efektivëve mori në krah fëmijën.
Komento
Vlonjat pler!
Përgjigju