VLORË- Me pranga në duar Vasil Bollano la dhomën e spitalit për dy orë dhe u drejtua në gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjyqtarja Lirza Sinollari caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Shëndeti i tij u përkeqësua pas aksidentit fatal në Llogara, ku përplasi për vdekje 17-vjeçarin Eljo Hamiti, i cili po kalonte rrugën. Bollano u shtrua në spital mesditën e kësaj të premteje pasi vuan nga probleme kardiovaskulare. Pasi u njoh me masën e sigurisë, efektivët e shoqëruan sërish në spital për të vazhduar trajtimin.

Burimet thanë se ish-kryebashkiaku i Himarës ka deklaruar se i riu i ka prerë rrugën befasisht, por ky version  nuk ka bindur gjykatën që e la në pranga. Policia mbetet e rezervuar në dhënien e informacionit mbi shkakun të aksidentit, por dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se goditja ishte tepër e fortë, ç’ka lë dyshime për shpejtësi të lartë.

Elio Hamiti nga fshati Dukat i Vlorës pasditen e së mërkurës po shkonte në shtëpinë e gjyshes, kur u goditi nga Benz-i që drejtohej nga Bollano në rrugën Orikum- Llogara, pranë fushës së sportit. Adoleshenti mori plagë në kokë dhe nga spitali i Vlorës u transportua me urgjencë tek Trauma në Tiranë, ku ndërroi jetë një ditë më parë.

Aksidenti tragjik ndodhi më 21 dhjetor në Llogara rreth orës 17:00 ku ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip ‘Benz’ ka përplasi për vdekje të miturin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Përplasi për vdekje të miturin, lihet në arrest shtëpie ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano

1671798268_Screenshot1.jpg

Gjykata ka lënë në arrest shtëpie ish kryebashkiakun, Vasil Bollano i cili përplasi për vdekje 17 vjeçarin Eljo Hamiti dy ditë më parë në Llogara. Sipas detajeve, masa e caktuar ndaj tij vjen si pasojë e gjendjes shëndetësore. 

Ora 13:26
VIDEO/ Përplasi për vdekjen 17-vjeçarin, Vasil Bollano me pranga në duar lë spitalin dhe drejtohet gjykatës

 

Pasi përplasi për vdekje 17-vjeçarin Eljo Hamiti, ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka dalë nga spitali i Vlorës me pranga në duar.

Ai është shoqëruar nga efektivë policie të cilët e kanë çuar në drejtim të gjykatës së Shkallës së parë ku pritet që t’i komunikohet masa e arrestit me burg.