DURRËS- Ditën e sotme është mbajtur masa për shtetasin Indrit Uka, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, ku u caktua masa e sigurimit personal “arrest shtëpi”. Gjykatës i çështjes ishte Olti Skrame, ndërsa Prokuror Medina Meta. Indrit Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë aksidentoi për vdekje shtetasen Erisa Aliaj mbrëmjen e së martës.

E reja e aksidentuar për vdekje sapo ishte kthyer nga puna në një fasoneri dhe ishte futur për të blerë ushqime në një market të lagjes.

Pasi ka përfunduar shpenzimet në market ka dalë për të kaluar rrugën për në banesën e saj, nuk ka kaluar ne vijat e bardha, por afërsisht 100 metra poshtë tyre ku edhe është aksidentuar.

Uka ka deklaruar ne polici se semafori ka qene i hapur për të kaluar makinat dhe ka xhiruar gomat me shpejtësi për te vazhduar rrugën ndërkohe qe nuk ka parë vajzën e cila ka dale menjëherë nga trotuari dhe nuk ka pasur mundësi te frenonte.

Shpejtësia e lejuar ne ketë zone eshte 40 km/ore, ndërkohe qe rruga është e pajisur me semaforë, ndriçim dhe sinjalistikën përkatëse.

Për shkak se rruga ka peme të llojit rrap, me lartësi te konsiderueshme, ne zona te ndryshme ndriçimi nga shtyllat është bllokuar prej gjelbërimit dhe gjate natës behet e vështire te dallosh lëvizjet e këmbësoreve në këtë segment.

 Erisa Aliaj me origjinë nga Tropoja përveç studimeve ishte edhe e punësuar dhe në momentin kur u përplas nga makina po kthehej nga puna. Për ngjarjen e rëndë ka shkruar edhe Eva Allushi, njëra prej pegadogeve të së resë, e cila shpreh dhimbjen dhe revoltën për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj.