TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar i cili ka përplasur për vdekje një të ri pak ditë më parë në Vaqarr.

Sipas policisë 53-vjeçari, banues në fshatin Bulticë në Tiranë, ka qenë në gjendje të dehur.

Ai ishte duke drejtuar një makinë tip ‘Audi’ në Vaqarr dhe ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.

I riu si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën.