65-vjeçari Xhelal Muka u arrestua nga Policia e Tiranës, si autori i dyshuar i një aksidenti me vdekje të ndodhur në autostradën "Durrës-Tiranë" gjatë orëve të para të mëngjesit të 23 korrikut, ku humbi jetën një 74-vjeçare.
Bashkë me të u arrestua edhe djali i tij, Benard Muka, 32 vjeç, i cili ndodhej në automjet në momentin e aksidentit. Sipas hetimeve, të dy u larguan nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë të moshuarës dhe pa njoftuar policinë.
Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari dyshohet se fshehu automjetin tip "Mercedez Benz" të përfshirë në aksident dhe riparoi dëmtimet e tij, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës. Automjeti u gjet dhe sekuestrua, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










