Përplasi për vdekje ish kunatin në Lezhë, Prokuroria kërkon 35 vite burg për 32-vjeçarin! Dyshohet si e qëllimshme

LEZHË- 32-vjeçari Albert Kaca i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, rrezikon dënimin me 35-vite burg. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Lezhës, e cila dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.32-vjeçari Kaca akuzohet për veprën penale "Vrasje e kryer brenda rrethit familjar" dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena. Tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të japë vendimin përfundimtar për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili vijon të jetë në arrati, pasi pas ngjarjes arriti të largohet dhe nuk është arritur të prangoset nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra. Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve