Hetimet e Policisë Lezhë kanë identifikuar edhe një person i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Albert Kaca për vrasjen e Ylli Menës në shtator të vitit 2019. Viktima ishte kunati i autorit, ndërsa babait i tij, Preng Mena insiston se në këtë ngjarje janë përfshirë të paktën 4 persona.
‘Janë 4 persona, sepse Anton Kola që ka parë ka thënë janë 3 veta që kanë gjujt djalin. Kurse një tjetër ka qenë në makinë dhe ka nxjerrë makinën dhe i kanë thirrur ‘Flor ikim’.’- tha Preng Mena.
Preng Mena ka besim se drejtësia do të veprojë dhe se të gjithë autoret do të zbulohen e të marrin dënimin maksimal.
‘Kam shumë besim tek prokurori, do ja lë zotit dhe shtetit.’- u shpreh ai Mena.
Ylli Mena u aksidentua me dashje për vdekje me makinë mëngjesin e 21-shtatorit të vitit 2019-të, teksa po lëvizte në këmbë në Ishull-Lezhë. Për këtë ngjarje është marre i pandehur ish-kunati i viktimës Albert Kaca, ndaj të cilit është ngritur akuza “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 35 vite burgim deri në burgim të përjetshëm.
Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati dhe po gjykohet në mungesë, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë. Një tjetër person i afërm i autorit kryesor është marrë në pyetje dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, pasi i kanë dalë gjurmët në automjetin e përdorur na ngjarje, por ende nuk është arritur të provohet përfshirja e tij, ndaj dhe nuk është lëshuar urdhër ndalimi. I riu u zbulua pas aplikimit që bëri për të ndjekur Akademinë e Policisë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5313
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, përplasen dy mjete! Dy persona dërgohen në spital
9 Janar, 12:51
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës
8 Janar, 17:08
-
Kurbin/ I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari! Ishte dënuar më parë për dhunë në familje (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 10:42
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51