Përplasi për vdekje kalimtarin te 'Akullorja', arrestohet biznesmeni

Përplasi për vdekje kalimtarin te 'Akullorja', arrestohet biznesmeni

DURRËS- Një ditë pas aksidentit në vendin e quajtur "Akullorja" ku humbi jetën një 23-vjeçar, është arrestuar shoferi.

Në pranga ka rënë Artan Lushaj, mbi të cilin rëndon akuza e "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". Mësohet se Artan Lushaj është një biznesmen i njohur në qytetin e Durrësit. Lushaj ishte në makinë së bashku me familjen e tij, teksa në në rrugën që lidh Maminasin me Gjirin e Lalëzit, përplasi kalimtarin M.LL 23-vjeç.

Mësohet se biznesmeni e ka marrë në makinë 23-vjeçarin dhe e ka dërguar në qendrën shëndetësore Manëz. Gjithashtu ka qenë vetë ai që ka lajmëruar policinë, për ta informuar mbi aksidentin e ndodhur.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren