Përplasi për vdekje të moshuarën në Tiranë, në pranga 23 vjeçari! Ishte nën efektin e drogës, hyri me semafor të kuq teksa 75 vjeçarja kalonte vijat e bardha

Dituri Koprencka, 76-vjeçe, po kalonte te vizat e bardha në Bulevardin “Zhan d’Ark”, përballë ministrisë së Jashtme, pasi semafori kishte marrë ngjyrën jeshile dhe jepte përparësi për kalimtarët. Përplasja nga automjeti që drejtohej nga Mariol Aliko ishte e fortë dhe për disa metra e tërhoqi zvarrë të moshuarën.

Por 23 vjeçari nuk ndaloi as t’i jepte ndihmën e parë, por u largua menjëherë, për t’u lokalizuar nga policia pas disa orësh. E moshuara, pavarësisht se u dërgua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, nuk mundi të mbijetojë.

Pas arrestimit, rezultoi se Marol Aliko, përveçse po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kaloi me semafor të kuq, ishte edhe nën ndikimin lëndëve narkotike. Gjendja e tij u zbulua pas testimit me AquilaScan.

Qytetarët që lëvizin çdo ditë në këtë zonë shprehen të shqetësuar për shpejtësinë e makinave por problem janë edhe kalimtarët.

Fenomeni i drejtimit të automjeteve nën ndikimin e alkoolit është një ndër më të shpeshtët në rrugë. Por, prej marsit të vitit të shkuar, kur nisi edhe testimi për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike, e deri tani, janë konstatuar 68 raste nga Policia Rrugore. Në kryeqytet, vetëm në javën e fundit janë regjistruar 3 aksidente me pasojë vdekjen, dy prej të cilave me kalimtarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Përplasi për vdekje të moshuarën që po kalonte vijat e bardha, i riu në Tiranë ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Marjol Aliko, 23 vjeçari i cili duke drejtuar automjetin e tij përplasi për vdekje, 75 vjeçaren, Dituri Koprenckën ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, i riu ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Në bulevardin Zhan D’Ark, Aliko ka hyrë me semafor të kuq duke përplasur të moshuarën që po kalotne në vijat e bardha.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg