Një person u arrestua mëngjesin e sotëm në Dibër pasi aksidentoi për vdekje një 69-vjeçar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku në Kuben të Dibrës një shofer përplasi me makinë këmbësorin H.V., 69 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.