Përplasi për vdekje këmbësorin në Burrel dhe u largua, lihet në burg autori

Përplasi për vdekje këmbësorin në Burrel dhe u largua, lihet në burg autori

Pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti me 22 maj

Gjykata e Apelit ka lënë sot në burg Jurgen Gjinajt i cili kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat. Jurgen Gjinaj është autor i një aksidenti me vdekje në qytetin e Burrelit.

Me 22 maj rreth orës 12:00 të mesditës, Jurgen Gjinaj përplasi një  59-vjeçar, i identifikuar si Haqif Ruka i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit. Autori i aksidentit, Jurgen Gjinaj u largua nga vendi i ngjarjes, por vetëm pas disa orësh ai ka rënë në prangat e Policisë.

Ndaj Gjinajt rëndon akuza e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë