GJIROKASTËR- Efektivi i policisë kufitare, Erkton Dinaj, 24 vjeç është vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur një të mitur me makinë.
Mbrëmjen e djeshme, efektivi i policisë në aksin Valare-Gjirokastër ku përplasur për vdekje 12-vjeçarin Emirjano Isufi me mjetin e tij tip ‘Benz’.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:50 pranë shkollës së Lunxhërisë ku 24-vjeçari teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij, me shpejtësi jashtë normave të lejuara përplasi të miturin i cili ishte duke ecur, i cili ndodhej bashkë dhe me dy mitur të tjerë, goditja ka qenë fatale për 12-vjeçarin i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të miturit e tjerë fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.
Viktima ishte banor i fshatit Valare, ndërsa vdekja e tij është përjetuar keq nga familjarët e tij, një familje në vështirësi ekonomike. Mësohet se ata fillimisht janë informuar se 12-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe jo se kishte humbur jetën, ndërsa kur kanë mësuar të vërtetën janë tronditur.
Efektivi i Policisë Kufitare Dinaj ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë, jashtë normave të lejuara në zonë dhe nuk ishte në orarin e punës, ndërsa është shoqëruar në komisariat dhe për çështjen është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës.
Komente












