Një 30-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi përplasi për vdekje një 68-vjeçare që po kalonte autostradën Rrogozhinë-Lushnje, mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Dushk të Lushnjës.
Bëhet fjalë për të riun me iniciale O.GJ, i cili u shoqërua nga policia menjëherë pas aksidentit të rëndë, që i mori jetën 68-vjeçares e cila po kalonte autostradën Rrogozhinë-Lushnje mbi trafikndarësen e betonit.
“Policia e Divjakës arrestoi në flagrancë shtetasin O. GJ., 30 vjeç banues në Kuçovë pasi ditën e djeshme në fshatin Dushk dyshohet se automjeti me të cilin udhëtonte ka aksidentuar kalimtaren N. Rr., 68 vjeçe, banuese në Kavajë e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Ndjesë pastë e shkreta! Po si mund të kalohet ashtu rruga????? Ende në mesjetë do jetojmë ne? Si del gruaja 68 vjeçe në rrugën ku kalojnë makinat sikur të ishte përpara shtëpisë të saj!? Çfarë ndryshon se e arrestuat shoferin,duhet të na arrestoni të gjithëve... Ju nuk dini të bëni shtet,ju dini vetëm propagandë!
Përgjigju