Përplasi për vdekje me makinë të riun në Elbasan dhe më pas u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi nga Fieri

Përplasi për vdekje me makinë të riun në Elbasan dhe më pas u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi nga Fieri

Vendi ku ndodhi aksidenti

Ka rënë në pranga drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan, ku një 20-vjeçar, Fiori Sula humbi jetën, pasi u përplas për vdekje nga mjeti që drejtohej nga Aristir Dimo 65-vjeç nga Fieri. Dimo largua nga vendi i ngjarjes natën kur ndodhi aksidenti, por u arrestua ditën e sotme, 4  ditë pas ngjarjes.

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 23-janarit në unazën e qytetit të Elbasanit ku një makinë ka përplasur 20 vjeçarin Fiori Sula ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën. I riu nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes së fortë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës në spital.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 27/01/2023 11:19

    Kalbeni ne burg plehren, por jo vetem ate. Edhe kryetarin e bashkise se Elbasanit pasi aty eshte pike aksidentesh. Bashkia nuk ka marre asnje mase per mbikalim kembesoresh ose sinjalistike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë