Një 32-vjeçare është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi në vitin 2022 aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motori.
Në pranga ka rënë S. V., 32 vjeçe, banuese në Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar 32-vjeçaren me 4 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vjet e 3 muaj, pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, me automjetin që drejtonte, ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motori.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.