Durrës/ Shoferi 17-vjeçar me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje burrin me biçikletë, arrestohet në banesë! Report Tv siguron videon e aksidentit

Një 17-vjeçar ndodhej në timonin e një automjeti që nga shpejtësia skëterr humbi kontrollin e drejtimit dhe përplasi për vdekje një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në Durrës të premten pasdite në rrugën e Kënetës.

Si pasojë e shpejtësisë së lart, automjeti mori para burrin me biçikletë duke e lënë të vdekur, la të plagosur edhe drejtuesin e një motori, e më tej doli nga rruga duke përfunduar pranë një gomisterie, aty ku goditi edhe një makinë të parkuar.

Shoferi, L.Z, arriti të dalë me shpejtësi nga makina e tij dhe të largohet nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim. Policia e identifikoi dhe vetëm pas negociatave me familjarët për vetëdorëzimin e tij, 17-vjeçari u arrestua në banesë. I mituri, pjesë e komunitetit rom, ishte i sëmurë dhe merrte para si invalid, ndërsa makina ishte e kushëririt të tij.

Në Shqipëri leja e drejtimit jepet për qytetarët mbi 18 vjeç, e kjo është një pasojë më shumë që do të rëndojë ligjërisht mbi 17-veçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë me 1 viktimë e 1 të plagosur

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/05/2024 07:19

    Duhet mar zvar ky zvaranik që i mer jetën tjetrit pa pik përgjegjësie. Rac e pisët.

    Përgjigju
  • Zot mos na provo: 04/05/2024 15:23

    Po hakmarrja asht e domosdoshme ndrysh shpirti nuk gjen qetsi . Babai ketij 17 vjecar duhet ekzekutu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata