Përplasi postbollkun e policisë në Elbasan, Apeli i Durrësit rrit dënimin në 15 vite burg për 'Schumacher-in'

Gjykata e Apelit të Durrësit ka rritur dënimin ndaj Aldiron Shehut, i riu i cili plagosi një efektiv policie në Elbasan dhe u rrezikoi jetën disa te tjerëve gjatë një ndjekje policore ku ai tentoi të largohej. Shehu ishte dënuar me 6 vite burg, por sot Gjykata e Apelit Durrës ka riklasifikuar akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj Shehut. Apeli ka lënë në fuqi akuzën "Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit mbetur në tentativë” dhe jo atë të “Kanosjes”.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka mësuar se Apeli ka vendosur dënimin me 15 vite heqje lirie  për Shehun, nga 6 vite që ishte dënimit. Prokurori Ritvan Sukaj pati kërkuar ne pretencë dënimin me 30 vite burg për Shehun, por Gjykata e Elbasanit e riklasifikoi akuzën nga “Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit mbetur në tentativë” në “Kanosje” dhe e dënoi me 6 vite burg.

Por këtë vendim e prokuroria e ankimoi në Gjykatën e Apelit Durrës, e cila pasi mori në shqyrtim dosjen vendosi të pranojë kërkesën e për ndryshim akuze në “Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit mbetur në tentativë”, duke ndryshuar kështu dënimin për Shehun nga 6 vite në burg, në 15 vite burg.

Më 4 shkurtit 2020 Aldiron Shehut alarmoi komisariatet e Devollit, Korçës, Pogradecit, Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, pasi nuk i ndaloi një patrullë rrugore të Devollit, e cila i kishte bërë shenjë për të ndalur pasi po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë.

Por Aldiron Shehu, nuk ka ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të Korçës. Shehu është arrestuar në Elbasan, 100 metra pasi kishte çarë postbllokun e policisë rrugore dhe goditur një efektiv policie, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një makinë të rastit në rrugë, dhe për pasojë u përmbys. Shehu aksidentoi rëndë efektivin e policisë së Elbasanit Eugen Abdyrrezaku dhe rrezikoi jetën e policëve Gëzim Leka, Kristi Pepa dhe Erion Balla, të cilët kishin organizuar një postbllok policor për ndalimin e tij.

Aldiron Shehu, gjatë ikjes së patrullave të policisë kishte në makinën e tij 4 targa shqiptare, 1 targë greke dhe 1 fenelinë policie me kordon.

Aldiron Shehu

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen