'Fast & Furious' nga Korça në Elbasan, dëshmia e 27-vjeçarit nuk bind policinë, arrestohet shoferi i pabindur që përplasi postbllokun

'Fast & Furious' nga Korça në Elbasan, dëshmia e 27-vjeçarit nuk bind policinë, arrestohet shoferi i pabindur që përplasi postbllokun

Policia e Elbasanit ka njoftuar se 27-vjeçari Adrilent Shehu i cili duke mos iu bindur policisë iku nga Korça në Elbasan, është arrestuar.

Edhe pse ai pretendoi se ndiqej nga një fuoristradë dhe prandaj kishte ikur me shpejtësi, kjo deklaratë nuk e ka bindur policinë duke e vënë në pranga. Ai tashmë do të akuzohet për veprat penale "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, "Mosbindja ndaje urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publikë", Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Ditën e djeshme Adrilen Shehu teksa drejtonte makinën e tij tip “Passat”, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë, Pogradec, Librazhd dhe është larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Forcat “Shqiponjat”, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ngritën pikë kontrolli, por ai ka tentuar të largohet duke goditur makinën e Policisë dhe dy mjete të tjera.

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie, vetë Adrilent Sheu si edhe 4 shtetas të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/02/2020 11:50

    Me perpara mjeker mbante hoxha dhe prifti tani nuk po meret vesh kush eshte hoxhe e kush prift, kush fshatar bajgë e kush shkencetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë