TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pak pasi përplasi një të mitur në rrugën ‘Demokracia’ në Tiranë. Pasi përplasi me motorin e tij 9-vjeçaren, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh u bë i mundur identifikimin e targës së motori dhe më pas të drejtuesit të tij.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motori.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.