Përplasin makinat me njëri-tjetrin, dy turistët në Orikum dalin nga mjetet dhe konfliktohen me sende të forta

Përplasin makinat me njëri-tjetrin, dy turistët në Orikum dalin nga mjetet dhe konfliktohen me sende të forta

Foto ilustruese

VLORË- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në Orikum, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e mjeteve të forta.

Mësohet se të dy drejtues mjetesh, turistë, kanë përplasur makinat mes njëri-tjetrit dhe më pas të dy kanë dal nga automjeti dhe kanë filluar konfliktohen duke u goditur me sende të forta.

Policia thotë se në konflikt janë përfshirë dhe disa prej pasagjerëve të dy makinave, ndërkohë që bën me dije se nuk ka të dëmtuar.

'Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë  në konflikt  dhe disa prej pasagjerëve.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan