Përplasja e autobusit të Lundrës në Tiranë me 3 të plagosur, në pranga drejtuesi! Policia: Shoferi shkeli rregullat e qarkullimit

Përplasja e autobusit të Lundrës në Tiranë me 3 të plagosur, në pranga drejtuesi! Policia: Shoferi shkeli rregullat e qarkullimit

Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Policia ka vënë në pranga Gentjan Qosen, shoferin e autobusit të linjës së ‘Lundrës’ për shkak se shkeli rregullat e qarkullimit. Qosja u përplas me dy mjete të dielën ku për pasojë u plagosën 3 persona. Shoferi e cilësoi si debulesë duke qenë se po mbante agjërim për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kujtojmë se të plagosurit ishin duke udhëtuar nga Krraba drejt Tiranës me autobusin e linjës së Lundrës. Njëri prej mjeteve ka qenë i parkuar anës rrugës gjatë kohës kur ndodhi përplasja. Si pasojë e aksidentit është bllokuar një prej akseve që të çon në kryeqytet. Policia sqaron se shkak i aksidentit, ka qenë humbja e kontrollit të shoferit të autobusit Gentjan Qosja, çka shkaktoi daljen nga rruga dhe përmbysjen e tij. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë