Sulmet e Metës ndaj Yuri Kim, Rama: Iliri i dehur komplet dhe jashtë binarëve! Ose do japi dorëheqjen ose e shkarkojmë me këtë Kuvend që kemi

Sulmet e Metës ndaj Yuri Kim, Rama: Iliri i dehur komplet dhe jashtë binarëve! Ose do japi dorëheqjen ose e shkarkojmë me këtë Kuvend që kemi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka komentuar sulmet e Ilir Metës ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, tha se Presidenti është një i “dehur” dhe i dalë jashtë binarëve”. Për Ramën, Meta është një fatkeqësi e madhe, ndërsa deklartat e tij i konsideroi të papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në BE.

 Në emisionin “Open”, Rama deklaroi  se vendi sot është pa president, pasi, sipas tij,  Meta sipas tij është hedhur nga dritarja si agjitator i dhunës dhe tensionit.

“Dinjiteti i vendit është bërë zhele nga një president zhele. E pakonceptueshme që për një vend si Shqipëria, vendi i NATO-së, një vend që është vend kandidat për BE dhe që ka marrë dritën jeshile për çeljen e negociatave, të dëgjosh një të dehur komplet, totalisht që fatkeqësisht është Presidenti i Shqipërisë. Problemi nuk është ça thotë sot, por ça Shqipërie duan shqiptarët të nesërmen. Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe që është një fatkeqësi e madhe shumë për të gjithë ne se Shqipëria është pa President sot, është hedhur nga dritarja dhe gjendet mes luftës politike si një agjitator i ekstremeve të paimagjinueshme. TË arrihet të flitet si një kalama kastravec, kastravec se kalamajtë janë më të përmbajtur, t’i thuash ambasadores boll mbrojte Edi Ramën, nuk e di unë si u katandis kjo punë kështu”, tha Rama.

Pas shpërthimeve të Ilir Metës ndaj ambasadores së SHBA-së, Rama tha se ka dy skenarë për të zgjidhur këtë probleme. E para që Meta të japë dorëheqjen dhe e dyta që ta shkarkojnë atë me parlamentin ekzistues, pa pritur madje ende formimin e qeverisë së re që del pas zgjedhjeve. 

"Nuk ka nevojë t’i kthehemi rastit kur ne nisëm shkarkimin dhe erdhi një reagim nga Venecia dhe bëmë një hap mbrapa. E para një herë, Meta nuk duhet të bëjë asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjmë sonte të gjithë mbas orës 12, të gjithë duhet të mbyllin gojën dhe të presin vendimin e sovranit. Kontributi më i mirë dhe më normal që mund të japim është t’i  japim njerëzve mundësinë të reflektojnë të votojnë dhe të numërohen votat e tyre.

Se kuptoj si mund të shkohet në këtë dëlir, në këtë personazh tragjik komik që është presidenti që betohet se do jetë me sfurqe e sëpata. Ne do ta lexojmë votën e shqiptarëve, ka dy skenarë, njëri që Meta që përbetohet se është një burrë që mban fjalën që të japë dorëheqjen sepse rezultati do të flasë dhe të largohet vet. Skenari tjetër është që ne të nisim procesin e shkarkimit të Metës, për arsye të degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidencës. Ka shumë fakte, çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces do të mendojnë se ky është një çështje e spitalit dhe jo e politikës”, tha Rama.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dënoi ashpër sot deklarata e Presidentit Ilir Meta për mprehej të sfurqeve dhe sëpatave, duke thënë se janë të dënueshme dhe se për to duhet mbajtur përgjegjësi. Meta reagoi menjëherë nga një studio e televizionit të familjes Berisha, duke hedhur një lum akuzash ndaj ambasadores Kim, ndërsa i tha që të mos mbështesë më kryeministrin Edi Rama dhe të mos ndërhy më në punët e brendshme të Shqipërisë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:14
Meta e ftoi në një ballafaqim me ambasadoren Kim, Rama: Ça është ky mër, ky është turp kombëtar

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në Open iu përgjigj Ilir Metës , i cili ftoi për ballafaqim live atë dhe ambasadoren Yuri Kim. Rama tha se Presidenti është bërë turpi i çdo familje që ka fëmijë.

“Çfarë ftese është kjo? Çfarë është ky njeri që fton njerëzit live? Ka dalë si ata më fal për shprehjen, ata të marrët në lagje që thonë hajde zbrit poshtë të flasim bashkë, hajde zbrit këtej të takohemi bashkë, hajde ulu ku të duash ti, hajde si e ke.President është ky? Ky është gazi i botës, ky është turp kombëtar, shoqëror, turpi i çdo familje që ka fëmijë. Je në metro tani, një i dehur që thotë hajde të të ftoj këtu. Apo po bën rolin dhe ti tani? Po ç’është ky hall i madh në 2021, Shqipëria me këtë dordolec,” tha Rama.

Ora 22:39
Rama: 2 skenarë për Metën, ose do japi dorëheqjen ose e shkarkojmë me këtë parlament që kemi

Kryeministri Edi Rama, pas shpërthimeve të Ilir Metës ndaj ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, tha se ka dy skenarë për të zgjidhur këtë probleme. E para që Meta të japë dorëheqjen dhe e dyta që ta shkarkojnë atë me parlamentin ekzistues, pa pritur madje ende formimin e qeverisë së re që del pas zgjedhjeve.

"Dy skenarë për Ilir Metën,  skenari 1 ai të japë dorëheqjen, skenari 2 të nisim procedurat e shkarkimit me parlamenti ekzistues", tha Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim