Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, i quajtur edhe si "Vis korçari", është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve, së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, të përfshirë në përplasjen me armë të ndodhur para dy ditësh në Elbasan.

Një tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë përplasje me armë është edhe 25 vjeçari Migert Qosja ende i paarrestuar. Ndërkohë arrest në burg Gjykata e Elbasanit ka dhënë edhe për Feliks Filajn dhe Eris Çekanin, si persona të dyshuar për pengim të zbardhjes së krimit.

Çaushllari pas përplasjes me armë u largua nga vendngjarja dhe u prangos në  spitalin e Traumës në Tiranës ku erdhi për mjekim me automjetin tip Golf 5 tashmë të sekuestruar.

Ndërsa Qosja personi me të cilin u përplas Vis Korcari braktisi makinën dhe është në arrati prej 72 orësh. Ende ky krim nuk ka një motiv zyrtar ndërsa policia dhe prokuroria e Elbasanit dyshojnë se gjithcka lidhet me rivalitetin e grupeve kriminale në atë qytet.

Përplasja e armatosur mes dy grupeve ndodhi pranë stadiumit të Elbasanit, në mes të rrugës në prani të qytetarëve të zakonshëm, përfundoi me një të plagosur.  

Elvis Koçi (Çaushllari)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Përplasja me armë në Elbasan, Gjykata vendos masën arrest me burg për 'Vis Korçarin' dhe 2 të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Koçi (Çaushllari), Feliks Filajn dhe Ersi Çekanin, të 3 të përfshirë në sherrin me armë para dy ditësh në Elbasan.

 Pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga prokuroria e Elbasanit gjykatësi Tomorr Kullolli mori këtë vendim.