Përplasja me armë në Elbasan, pas Nuredin Dumanit arrestohet bashkëjetuesja e tij! Në pranga edhe mjekët që e kuruan duke fshehur krimin: Na çoi në banesë një i njohur i përbashkët, s'e dinim të shkuarën e tij

Përplasja me armë zjarri në Papër të Elbasanit vuri në pranga një nga të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, ndërsa kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga kapja i tij, të arrestuar ka pasur edhe nga radhët e bluzave e të bardha.

Në pranga përfunduan dy mjekë, Bledi Berdalli, 41 vjeç dhe Julian Malaj, 43 vjeç si dhe infermieri Ermal Gjeci, 36 vjeç, të cilët mjekuan Nuredin Dumanin në Fier, të cilët akuzohen për 'moskallëzim krimi'. Në dëshminë e tyre para hetuesve janë shprehur se nuk e njihnin, nuk kanë pasur idenë se bëhej fjalë për Nuredin Dumanin apo person që kërkohej nga policia.

Të pyetur nga Policia e Elbasanit, mjekët që asistuan në mjekimin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani kanë deklaruar se janë marrë në banesë nga një i njohur i përbashkët i Dumanit ndaj nuk kanë pasur dijeni për të shkuarën e tij kriminale. Ata kanë thënë se për sa kohë kanë bërë betimin e Hipokratit nuk mund t'i mohonin kujdesin shëndetësor si çdo qenie tjetër njerëzore. Pavarësisht kësaj, sipas ligjit, ata duhet ta kishin regjistruar, sidomos kur kemi të bëjmë për plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe duhet të kishin lajmëruar policinë.

Bluzat e bardha kanë kuruar Dumanin e plagosur me një plumb pas shpine që i kishte prekur dhe mushkëritë pas përplasjes me armë në Elbasan mes tij dhe Talo Çelës. Mjekët nuk kanë lajmëruar policinë kur kanë konstatuar personin e plagosur, por i kanë dhënë ndihmë mjekësore në apartamentin e tij në Fier në kalin e 4 të një pallati në lagjen Apollonia. Por kur gjendja e Dumanit po rëndohej, mjekët kanë telefonuar urgjencën. Kjo telefonatë vuri në lëvizje policinë duke arrestuar Dumanin dhe të përfshirët në këtë ngjarje kriminale.

Gjithashtu në pranga u vu edhe ushtari i tij, Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet, por dhe bashkëjetuesja e Dumanit, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMW-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 31/03/2022 12:41

    Drejt komenti juaj z.parruca.Jo vetem ne shqiperi,por kudo ne bote.E ka thene dhe hipokrati ne tekstin e betimit.Te shohim cdo thote kontrolli i xhepave.

    Përgjigju
  • Parruca: 31/03/2022 10:48

    Mjeke leshi! E dinim s’e dinim! Mjeku e ka per detyre ligjore qe ne rast mjekimi te nje te plagosuri, te agresuari apo konstatim perdhunimi te njoftoje policine. Kjo nuk eshte fakultative dhe kete e di cdo mjek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim