TIRANE - Qeveria Rama do të përmbyll “betejën” me presidentin Bujar Nishani për çështjen e dekretimit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. Kjo, duke e ngarkuar me punë zotin Zhiti në Selinë e Shenjtë dhe rrjedhimisht në kushtet e mungesës së ambasadorit, i ngarkuari me punë është autoriteti më i lartë përfaqësues i Shqipërisë atje.
.....
Ishte ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati që bëri të ditur këtë fakt, edhe pse jo ne menyre te drejteperdrejte, duke argumentuar se Visar Zhiti është një figurë me cilësi dhe kapacitete të cilat nuk duhen humbur.
“Visar Zhiti sot për sot është më shumë se sa një emër dhe është më shumë se sa një kandidat i propozuar nga qeveria për të shërbyer në një vend të rëndësishëm si Selia e Shenjtë. Në këtë kuptim do të doja të rikonfirmoja qëndrimin se Qeveria nuk e ka luksin që kapacitet si Visar Zhiti mos t’i vërë në dispozicion të interesave të vendit. Detajet do t’i bëhen të njohura opinionin publik në ditët në vijim”, tha ministri.
Deklarata e Bushatit erdhi në përgjigje të interesit të gazetarëve për përplasjen e re mes mazhorancës dhe Presidentit që shkaktoi propozimi i Visar Zhitit për të qenë në krye të selisë sonë diplomatike në Vatikan. Ministri ishte ne nje konference me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, z. Didier Reynders.
"Zhiti", Bumçi: Mazhoranca e Presidenti te gjejne gjuhen e perbashket
Nga ana tjetër ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka kërkuar nga presidenti dhe nga ekzekutivi gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të zgjidhur çështjen Zhiti.
Deklarata e nënkryetarit të komisionit të Jashtëm Aldo Bumçi u bë pasi në komision u shqyrtua projektligji për trupën diplomatike dhe opozita paraqiti tre amendamentet e saj.
Presidenti Nishani ka dhënë arsye të ndryshme me të cilat ka argumentuar refuzimin e kësaj kandidature, e një ndër to është sipas tij, anashkalimi i procedurave ligjore nga ana e qeverisë e cila nuk e ka konsultuar më parë këtë emër me kreun e Shtetit. Për mazhorancën, Kushtetuta e përcakton qartë se emërimi i ambasadorëve i përket qeverisë. Vetë kryeministri Rama e ka cilësuar ridënim të dytë të poetit, pas atij në regjimin komunist.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO