TIRANË - Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi dhe shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Dritan Bonaj janë përfshirë në një konflikt verbal për parkim dysh të automjetit nga ana e Prefektit.
 
Sipas policisë nga hetimet paraprake, shkak është një parkim i gabuar i automjetit të prefektit të Vlorës në rrugën e Elbasanit rreth orës 10:00 të paradites në kryeqytet, ndërsa Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet e thelluara për të zbardhur ngjarjen.
 
Patrullat e Policisë Rrugore i kanë kërkuar të lëvizë automjetin, ndërsa kjo kërkesë është refuzuar nga Dervishi e më pas është përfshirë në konflit verbal me shefin e Rrugores.
 
Pak ditë më parë prefekti i Vlorës i shpëtoi një atentati me eksploziv ku një sasi tritoli C4 ishte montuar në automjetin e tij, ndërsa u pikas teksa po futje për t’u parkuar në oborrin e Këshillit të Ministrave.
 
12:49 PËRPLASJA ME SHEFIN E RRUGORES, PREFEKTI DERVISHI E DENONCON
Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi ka denoncuar në Komisariatin numër 1, shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Dritan Bonaj, pas një sherri verbal mes tyre. Por edhe Bonaj ka depozituar në komisariat një denoncim ndaj prefiktit të Vlorës.

Shkak është bërë një ngjarje banale, ku Dervishi është përfshirë në një konflikt me Shefin e Qarkullimit Rrugorë të kryeqytetit, Dritan Bonaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme.

Sipas policisë nga hetimet paraprake, shkak është një parkim i gabuar i automjetit të prefektit të vlorës në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ndërsa Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka nisur hetimet e thelluara për të zbardhur ngjarjen.

Patrullat e policisë rrugore i kanë kërkuar të lëviz automjetin, ndërsa kjo kërkesë është refuzuar nga Dervishi e më pas është përfshirë në konflit verbal me shefin e rrugores.

Pas këtij incidenti Bonaj ka bërë kallëzim penal në Komisariatin numër 1, ndërsa i kontaktuar nga A1 Report Dervishi ka mohuar ngjarjen duke deklaruar se është duke festuar krishtlindjet me familjen.

Pak ditë më parë prefekti i Vlorës i shpëtoi një atentati me eksploziv ku një sasi tritoli C4 ishte montuar në automjetin e tij, ndërsa u pikas teksa po futje për tu parkuar në oborrin e këshillit të ministrave.


Makina e Dritan Bonaj
Në foto: Makina e Shefit të Rrugores Tiranë, në ambientet e komisariatit nr: 1)

Redaksia online
(g.m/e.s/ac/shqiptarja.com)