Përplasja me shkopa bejsbolli në Elbasan, gjykata liron pronarin e lokalit, pengoi policët në hetime

Përplasja me shkopa bejsbolli në Elbasan, gjykata liron pronarin e lokalit, pengoi policët në hetime

Vendi ku ndodhi sherri në Elbasan

Ronaldo Lazari është personi i vetëm që u arrestua pas sherrit masiv të ndodhur në zonën e “Kinezëve” në qytetin e Elbasanit. Lazari, menaxhon një Bar-Kafe dhe pikë interneti në këtë zonë, ku dhe ishte vendi i përplasjes me sende të forta të disa personave, mes të cilëve Leonard Ibi, Kiu Piu dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar nga policia dhe prokuroria e këtij qyteti.

Për momentin në spital mësohet se ndodhet vetëm Leonard Ibi, i cili sipas burimeve ka pasur një krah të thyer dhe disa hematoma në trup të shkaktuara nga goditja me sende të forta. Ndërsa pas kësaj ngjarje policia arrestoi pronarin e lokalit ku ndodhi përplasja mes të rinjve, i cili është Ronaldo Lazari. Ky i fundit është arrestuar për veprën penale të kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë së rendit, pasi jo vetëm që ka bërë rezistencë fizike por nuk ka lejuar uniformat blu, të kryejnë detyrën e tyre për të hetuar në kohë të shpejtë përplasjen me sende të forta mes disa të rinjve.

Pak ditë më parë Eonaldo Lazari ka dalë para gjykatës së Elbasanit, ku prokuroria kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg”, ndërsa gjykata në fund të gjykimit urdhëroi që i arrestuari Lazari të hetohen në masën e “arrestit në shtëpi”. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që u përfshinë në përplasjen me sende të forta si shkopa bejsbolli, mes të rinjve në lagjen e Kinezëve në qytetin e Elbasanit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri

Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri