Të tjera pamje kanë dalë nga përplasja mes efektivëve të Policisë dhe rojeve private të sigurisë në Orange Club në Sarandë.

Nga pamjet duken momentet e tensioneve mes palëve, kur efektivët e forcave Shqiponja po shoqërojnë rojet e sigurisë së clubit.

Në ngjarjen e ndodhur në Orange Club mbeti i dhunuar shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli, ndërkohë që u prangosën administratori i 'Orange', 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, por edhe Faik Hoxha 35-vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34-vjeç, Ardit Kasemi 31-vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

Sipas Policisë, konflikti nisi pasi shefi i Krimeve në Sarandë ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së ‘Orange Club’ dhe disa personave të tjerë.


Lajmi kryesor:

Truprojat e Orange Club dhunojnë shefin e Krimeve në Sarandë, në pranga administratori dhe 5 të tjerë! Hita pezullon 2 efektivë të dypunësuar pa leje si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)