Publikohet videoja e plotë e incidentit të Elbasanit ku një makinë ‘Audi’ e blinduar pasi goditi makinën e zv/ drejtorit të policisë Elbasanit Gjergj Oshafi.
Edhe pak ditë më parë Report TV publikoi pjesë nga videoja deri në momentin kur mjeti i blinduar u fut ne tregun agro-ushqimor në pronësi të Petrit Çelës, pavarësisht breshërive te plumbave që dolën nga armët e policëve.
Publikimi i një tjetër videoje tregon se si policia nuk ka mundur të hyjë për minuta të tëra në treg dhe pritur përforcimin nga kolegët e Tiranës.
Në videon që është 32 minuta duket qarte se efektivët e policisë së Elbasanit kanë qëndruar përpara portës së tregut për të pakën 27 minuta pa kryer asnjë veprim .
Është ora 20:07:58 kur makina e Audi e Blinduar pasi ka goditur makinën e zv/drejtorit Arben Osahfi hynë në ambientet e tregut.
Në këtë moment në vendngjarje veç makinës së Arben Oshafit janë edhe një tjetër veturë policie dhe një furgon i forcave shqiponja teksa gjithsej janë 10 efektivë të rendit.
Afro 3 minuta pas ngjarjes konkretisht në orën 20:10 në vendngjarje mbetet vetëm makina e zv drejtorit të policisë Elbasanit Arben Oshafi, cili është aty me të paktën pesë efektive.
Pjesa tjetër mesa duket ka shkuar për të kërkuar përforcime, ndërsa gjatë gjithë kohës asnjë prej policeve nuk guxon ti afrohet portës së tregut.
Në orën 20:26 në vendin e ngjarjes rritet ndjeshëm numri i efektive të policisë pra rreth 20 minuta pasi incidentit me makinën tip Audi të blinduar.
Në orën 20:35:50 video ndalon se regjistruari, teksa nuk dihet se si ka vijuar puna e policeve më vonë.
Ajo cka të bën përshtypje është ngurimi i policisë për minuta të tëra për tu venë në ndjekje të makinës tip Audi të blinduar që goditi makinën e zv drejtorit të policisë Elbasanit.
/Shqiptarja.com

VIDEO