Përplasja në Elbasan/ Policia sekuestron pamjet filmike, pati shkëmbim zjarri, “Vis Korçari” qëlloi i pari

Përplasja në Elbasan/ Policia sekuestron pamjet filmike, pati shkëmbim zjarri, “Vis Korçari” qëlloi i pari

Policia e Elbasanit, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të disa bizneseve në zonën, ku ndodhi përplasja me armë mes Ervis Çaushllarit ose siç njihet ndryshe si “Vis Korçari” dhe tre personave të tjerë. Pamjet filmike të administruara nga policia tregojnë se Ervis Çaushllari, lëviz në një nga rrugët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan me një automjet tip “Mazda”. Pas tij, afrohet një automjet tjetër dhe sipas burimeve të policisë së Elbasanit, i pari që ka qëlluar 4-5 herë, me armë në drejtim të makinës, ka qenë Ervis Çaushllari. Më pas njëri nga djemtë në makinë ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe është drejtuar drejt makinës së Çaushllari.

Ky i fundit sipas burimeve, ka dalë me armë dhe menjëherë një person tjetër nga makina, ku ndodheshin tre personat ka qëlluar me pistoletë, duke e plagosur në dorë, Ervis Çaushllari. Tre personat janë larguar me shpejtësi,por tashmë të identifikuar nga policia e Elbasanit. Ata mësohet se janë miqtë e shtetasit D.H, person ky që Çaushllari ka pasur konflikte në Elbasan. Nga vendngjarja është larguar me shpejtësi dhe Ervis Çaushllari, i cili për të marrë mjekimin, nuk ka shkuar në drejtim të spitalit të Elbasanit, por ka mbërritur në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë. Ai ka udhëtuar me një automjet tip “Golf 5”, mjet i cili është ndaluar nga policia në ambientet e spitalit ushtarak. Çaushllari, rezulton të ketë marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. / Përgati Elton Qyno


Lajmi kryesor:

'Far West' në Elbasan! 'Vis korçari' qëlloi i pari, plagoset në shpatull! Arrestohet te Trauma! Në kërkim shoferi tjetër!Sekuestrohen pamjet filmike (VIDEO)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse shkalloi Ilir Meta?

Pse shkalloi Ilir Meta?