Përplasja në Elbasan, Report Tv
siguron videon, ja si ndodhi

Përplasja në Elbasan, Report Tv<br />siguron videon, ja si ndodhi
REPORT TV ka siguruar videon e përplasjes në Elbasan pak ditë më parë, ku gjatë një aksioni të policisë u godit mjeti i zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Në pamje duket Policia e cila po shoqëron një makinë pranë tregut Agro-Ushqimor. Pikërisht në momentin që uniformat blu po largoheshin afrohet një makinë tip Audi e blinduar.

Siç mund të dallohet nga pamjet makina përpiqet të futet në brendësi të tregut Agro-ushqimor, por pikërisht në këtë moment automjeti tip Golf e zv.drejtorit të policisë së Elbasanit ecën mbrapsht duke u përplasur me Audin. Makina e blinduar vijon rrugën për të futur në brendësi të tregut, por pikërisht në këtë moment Policët qëllojnë në drejtim të “Audit”.

Siç mund të dallohet nga pamjet e siguruara nga Report TV janë 3 polic që qëllojnë në drejtim të makinës, por fakti që është e blinduar ka bërë që plumbat të mos depërtojnë. 6 herë është qëlluar në drejtim të makinës, thanë burime për Report TV.

Makina “Audi” më pas futet në brendësi të tregut, ndërkohë që oficerët e Policisë hezitojnë ta ndjekin.

Makina e blinduar është në pronësi të biznesmenit Petrit Çela dhe vijon të jetë e bllokuar në Policinë e Elbasanit. Pas futjes në brendësi të tregut, Policia nuk e gjeti personin që drejtonte makinën tip “Audi”, ndërkohë që u sekuestruan pamjet filmike. Për këtë ngjarja Policia ka arrestuar 3 persona, mes tyre edhe rojën e tregut Agro-Ushqimor, ku pretendohet se nuk I është hapur dera uniformave blu.



  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)