Gjykata themelore e Shkupit ka marrë sot vendimin për 37 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Shqiptarët kanë marrë një dënim prej 746 vjet burg, akuzohen për terrorizëm në luftimet e 9 dhe 10 majit në vitin 2017.
7 prej pjesëtarëve janë dënuar me burgim të përjetshëm, bëhet fjalë për Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.
13 shqiptarë kanë marrë një dënim prej 40 vitesh burg, ndërsa 6 të tjerë janë dënuar me 20 vite burg, të tjerët më pak se 18 vite burg. Katër shqiptarë janë liruar si të pafajshëm.
Shumica e të dënuarve janë nga Kosova, llogariten si organizatorë të ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Në luftimet dyditëshe janë vrarë 10 pjesëtarë të forcave policore dhe 8 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Pala mbrojtëse deklaroi se procesi ka qenë i montuar nga shërbime sekrete që kishin për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga kriza politike në Maqedoni, e nxitur nga afera e përgjimeve.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com