Përplasja në PD, debati në Report Tv! Ndoka: Basha besnik i Ramës, nuk hapte zarfin për marrëveshjen e 2017 se i kishte dhënë fjalën kryeministrit! Nesturi: Parashikoj trazira në 2 kuvendet

Lulzim Basha ka hapur luftë jo vetëm ndaj Berishës, por edhe ndaj Ilir Metës dhe LSI-së, që ka turbulluar ndjeshëm ujërat e politikës. Ndërsa prej ditësh palët janë duke hedhur akuza dhe kundërpërgjigjur me një gjuhë të ashpër njëri-tjetrit, për Nard Ndokën këto përplasje shikohen si një shkundje që i duhej PD. Në debatin në Report Tv, Ndoka tha se lufta Berisha-Basha nuk do të përçajë PD, por do të risjellë një lider që ka ide dhe frymëzon si Berisha dhe do të largojë një politikan të përgjumur që vetëm ka gabuar me vendimet e tij.

“Unë e shoh si lëvizje interesante dhe nuk gjykoj si një produkt të dëmshëm për demokracinë po PD , përkundrazi është interesante që ka debate brenda asaj partie, edhe përplasje idesh, strategjish, kishte nevojë PD që të shkundej. Basha kurrë nuk ka qenë politikan aktiv po i përgjumësh dhe pa ide, nuk ka pasur kurrë forcë në përballje me Ramën. Madje na ka mashtruar me djegien e mandateve se kemi mbështetjen e CDU-së gjermane, ishte një mashtrues ordiner politike dhe e bën të pabesueshëm në sytë tanë. Berisha është një lider me ide, është një lider që frymëzon”, tha Ndoka.

Edhe për Ndokën, Basha është peng i Ramës dhe për të konfirmuar këtë ai risolli një histori të marrëveshjes së 2017 mes kryeministrit dhe kryedemokratit. Ai tha se Basha nuk pranoi të hapte zarfin e të lexonte marrëveshjen edhe pse ishte ën zyrën e tij me aleatët, pasi i kishte dhënë fjalën Ramës se do e lexonte në orën 6 pasdite.

“PD duhet çliruar nga një person i paaftë dhe një peng i Ramës. Unë i kam thënë që në 2017në marrëveshjen që bëri me Ramën në zyrën e tij në prezencën që e shite opozitën dhe kauzën tonë, na hoqi të drejtën të regjistrohemi në zgjedhje nga marrëveshja me Ramën. Nuk e hapte zarfin që kishte firmosur me Ramën, i kam dhënë fjalën në orën 6, ne ishim në zyrën e tij, ai thoshte i qëndroj besnik fjalës me Ramën në orën 6 do e hapin. Pra këto janë gjëra që tregojnë që ato të dy kanë pasur bashkëpunim, pasi është rast unikal që një opozitë të të fal edhe bashkitë”, tha Ndoka.

Ndërsa nga ana tjetër analisti Plator Nesturi e shikon luftën brenda PD si një ‘ushtri e shpartalluar’ ku ushtarët po bëjnë një Kuvend dhe oficerët një Kuvend tjetër. Për analistin PD do të dalë e përçarë nga kjo betejë Berisha-Basha, ndërsa nuk mohon se gjatë dy kuvendeve ai i 11 dhjetorit thirrur nga Berisha dhe ai i 18 dhjetorit thirru nga Basha mund të ketë përplasje.

“Kemi një opozitë që ka një krizë të thellë dhe e paaftë për të menaxhuar veten. E gjitha kjo duket si një ushtri e shpartalluar ku ushtarët po bëjnë një kongres tjetër dhe oficerët një tjetër. Nëse do të kemi 2 kongrese kjo çon thjeshtë në ndarje, ajo që mund ta bashkonte mund të ishte një kuvend i 3 apo i 4. Kjo ndarje nuk mund të jetë thjeshtë ndarje e anëtarësia e strukturave , por një ndarje që ka për të shënuar për keq PD, pasi ndarja në këtë lloj faze do të thotë që të humbi graviteti i kësaj partia dhe të humbasë elektoratin. Deputetët e PD nuk mund të bëjnë pis karrierën e tyre me damkën që ka Berisha sot.Mund të ketë skenar përplasje për dy kuvendet, nuk i kushton asgjë atyre që të bëjnë kuvendin më 18 dhe le ta ngrenë aty flamurin e tyre, por kuvendi e 11 dhjetorit është thjeshtë një element për të krijuar përplasje.
Është PD vetë kriza dhe jo Lulzim Basha, ky është problemi. Ata vajtën e mbrojtën Bashën në të gjithë këto lëvizje dhe tani thonë që Basha është problemi dhe e akuzojnë për të që e mbështetën. Ka një betejë në PD që nuk prodhon zgjidhje, thjeshtë po ndahet në dysh, kush është i Bashës dhe kush i Berishës”, tha Nesturi.

Me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, PD duket më e përçarë se kurrë. Disa ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, duke lënë të hapur mundësinë e përjashtimit të këtij të fundit nga partia. Nga ana tjetër Sali Berisha pretendon se ka arritur që të mbledhë 4200 firma të nevojshme për të thirrur Kuvendin Kombëtarë për të rimarrë Partinë Demokratike dhe për të bërë ndryshime në statut. Ajo se çfarë tani më po përballen demokratët është dilema se në cilin Kuvend do të shkojnë, në 11 dhjetorin e thirrur nga Berisha apo në 18 dhjetorin e Bashës.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë