Përplasja për Kushtetuesen/ 'Venecia' në shkurt në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit, Presidenca: Jeni të mirëpritur

TIRANE-Presidenca mirëpret zbarkimin e delegacionit të Komisionit të Venecias në Shqipëri pas kërkesës së Kuvendit për të dhënë një opinion lidhur me përplasjen mes Kreut të Shtetit dhe KED-së për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. "Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!" shkruan zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Në datë 30 Dhjetor të vitit të kaluar, pra pak ditë më parë Komisioni i Venecias njoftoi në faqen zyrtare se e ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë. "Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri një kërkesë për një opinion për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese" thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

Në Shqipëri delegacioni pritet që të vijë në fillim të muajit shkurt. Ndërkohë që edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Theksojmë që përplasja institucionale mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi në SPAK.  Socialistët pretendojnë se kreu i shtetit shkeli Kushtetutën me mosdekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit.

Postimi i Tedi Blushit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BLLOKU 700.000 EURO: 08/01/2020 16:01

    O ilir a e pe vidjon e ambasadës Amerikane ? Kjo vidjo do të thot që është fundi jot e i fundërrinave të tjer kriminel hajdut. Do ti kthesh të gjitha mbrapç e do ngelesh pa brek në byth sikur fillove politikën. Po do bosh burg mor bur e llogarite gabim jetën e bone me hile o iliri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar